Futboll I pakategorizuar La Liga Sport

ZIDAN U LARGUA NË MOMENTIN E DUHUR/ Tani, lojtarët e Real Madridit duhet të marrin përgjegjësi

Përderisa “bordi e kupton se ka ka një dallim të madh mes cilësisë së skuadrës Real Madridit dhe me tetë lojtarët e nominuar për Topin e Artë dhe rezultatet që janë arritur deri me tani”, Zinedine Zidane e kishte kuptuar që ka një dallim të madh mes kësaj dhe rezultateve të skuadrës dhe asaj që arriti në të ardhmen

Për këtë arsye më 31 maj ai u largua, duke thënë faleminderit. Dallimi është që ai e bëri me elegancë dhe pa qortime kurse deklarata zyrtare kur Lopetegui u largua tingëllonte si një shkarkum i ashpër dhe ata dukeshin se tani janë pastruar pasi ai është larguar. Zidane e dinte si të ishte nivel i Real Madridit por kushdo që e ka shkruar atë deklaratë, nëse nuk e ka shkruar Florentino Perez, kush e ka autorizuar.

Bashkë me fatin e keq, efektet fizike dhe gabimet nga trajneri (të cilët janë parë dhe janë debatuar shumë, analizat në klub kur është parë skuadra duket se kanë qenë fajtorët kryesorë. Disa lojtarë ishin shumë rehat, me veset e tyre dhe besonin se do ti zgjidhnin të gjitha gjërat ashtu si dëshironin deri në shkurt ashtu skurse kishin bërë dy sezonet e kaluara. Megjithatë, ky fund duket shumë më shumë i ndërlikuar këtë sezon sidomos pa Ronaldon.

Zidane mund ta shihte këtë gjë qartë, ai vendosi të largohej sepse ai e dinte se nuk mund ti kontrollonte këta lojtarë dhe ai e shihte sa e vështirë është kjo të bëhet pa Ronaldon.

Nëse presidenti ishte përgjegjës për mos blerjen e një sulmuesi për ta zëvendësuar atë i cili kishte një gol në ndeshje në nëntë vite, atëherë forma e dobët e lojtarëve nuk mund të injorohet.

Forma e dobët është se skuadra nuk po shënon, nuk ka zemër dhe ka treguar që largimi i Ronaldos do të thotë më shumë se vetëm 50 gola pasi që atyre po ju mungon një lider, kufiri i tij garues dhe dikush që është pas tij. Tri Liga të Kampionëve për tri vite mashtruan shumë njerëz dhe të pasurit tetë të nominuar për Topin e Artë nuk është njëjtë sikur të keni një fitues të katër nga pesë nominimet e fundit.

Të dielën, lojtarët e Barcelonës bën presion dhe e shkatërruan Real edhe pa Messin, ata luaftuan më shumë. E kundërta e kësaj, ishte pasiviteti i lojtarëve të Los Blancos. Kur Solari foli për të luajtur me “k…” ai e dinte saktësisht çfarë tha.

Related posts

NUK KANË FUND PROBLEMET/ Milani duhet të zgjidh çështjen “Fassone”…

Isa.Autor

ZHGËNJEN NË MIQËSORE/ Tirana e mbyll me humbje fazën përgatitore

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Lazio në “San Siro”. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment