Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ KUKËSI-FLAMURTARI: Verilindorët për të ruajtur ecurinë pozitive, vlonjatët të etur për pikë

Ka startuar takimi mes Kukësit dhe Flamurtarit që po luhet në stadiumin e Kamzës. Verilindorët ndodhen në vendin e 3-të me 19 pikë, ndërsa vlonjatët në vendin e 5-të me 15 pikë.

Për Cungun ka startuar nga minuta e parë Shameti, që vuante nga një dëmtim. Daja nga ana tjetër ka bërë ndryshime pasi vuan mungesën e Mustës dhe Bathës.

LIVE/ KUKËSI-FLAMURTARI 0-0

KOMENTI

12’ Moment pasigurie në zonën vlonajte. Pas një krosimi nga goditja e këndit Koliçi është i pasigurt por e kap topin në 2 kohë.

11’ Ndalon loja për një moment, Stivi Frashëri ndërron fanellën pasi ishte e përafërt me atë të lojtarëve të Flamurtarit.

8’ Zguro kroson mirë nga e majta, por topi gjen duart e Koliçit.

6’ Zbritje e mirë e Kukësit nga e djathta me Maliqin, del fitues në një duel me Useinin dhe mund të ishte në pozicion të mirë drejt portës, por arbitri akordon faull në favor të vlonjatëve.

1′ Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Cuculi, Zguro, E’themi, Limaj, Kardeio, Shkodra, Tigruxha, Uilliam, Rexhinaldo
Trajner: Armando Cungu

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Useini, Mustafa, Ribaj, Torasa, Alvesh Bushiç
Trajner: Ilir Daja

Related posts

“NUK DUHEN BËRË KËTO GABIME”/ Strakosha i pezmatuar: Shokët kishin nevojë për mua, por…

Delo.autor

“Derbi” në Kategorinë e Parë/ Klubi vendos autobusa falas për të gjithë tifozët (FOTO)

Isa.Autor

BARAZIM PA GOLA/ Teuta ndan pikët me Laçin dhe “prek” titullin kampion

Delo.autor

Leave a Comment