Futboll La Liga Sport

REALIT I DUHET KOHË E GJATË TË LUAJË NË BERNABEU/ Stadiumi i mbyll dyert deri në dhjetor

Real Madridi qe në gjendje të fitojë para tifozëve të vet të shtunën, pasi e mundi Real Valladolidin 2-0, por nuk do të luajë në “Santiago Bernabeu” më deri në muajin dhjetor.

Orari bën që Madridi t’i zhvillojë katër ndeshjet e ardhshme në udhëtim, kundër Viktoria Plzen më 7 nëntor, ndaj Celta Vigos më 11 nëntor, ndaj Eibarit më 24 nëntor dhe Romës më 27 nëntor.

Los Blancos nuk do të rikthehen në shtëpi deri në përballjen me Valencian në javën e 14-të të këtij sezoni të La Ligës.

Data dhe ora e saktë nuk është konfirmuar ende, por ndeshja do të zhvillohet në javën e parë të dhjetorit.

Related posts

NGA DERBI NDAJ TIRANËS TEK TEUTA/ Kalendari nuk e favorizon Partizanin. “Të kuqtë” luajnë sezonin për 8 ditë

Delo.autor

MONTPELIER KALON NË VEND TË DYTË/ Marseja zhytet në krizë

Isa.Autor

Në Angli e quajnë të mbyllur/ Murinjo shkarkohet nga stoli i Man United. Portugezin e zëvendëson…

Isa.Autor

Leave a Comment