Futboll Sport

E PABESUESHME/ “400 gola në Europë”, Agnelli nderon Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk shënoi në ndeshjen me Cagliarin edhe pse e bëri një tentativë më roveshatë, por ai ishte i pranishëm në golin e tretë të Juventusit teksa i dhuroi një pasim Juan Cuadrados.

 Gjithsesi Ronaldo kishte edhe motive të tjera për të festuar në mbrëmjen e së shtunës. Përpara fillimit të sfidës, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli i dhuroi portugezin një fanelë të veçantë për të festuar për 402 golat e shënuar deri tani në karrierën e tij në të gjithë kampionatet ku ka luajtur.

Cristiano Ronaldo nuk harroi ta falenderoi kreun e klubit torinez dhe pas përfundimit të ndeshjes iu drejtuar rrjeteve sociale për të shprehur mirënjohjen e tij.

‘Vlerësim, afeksion, fitore. Juventus i madh-shkruante Cristiano Ronaldo në Instagram ku publikoi foton e momentit kur mori në duar fanelën me numrin 400 në të.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Wolves-Chelsea. Rezultati 0-2

Delo.autor

Prishtina debuton me goleadë, “çmonton” kundërshtarin nga Luksemburgu

Isa.Autor

(VIDEO) Godet padashje arbitrin, ndëshkohet me të kuq

Alm.autor

Leave a Comment