Futboll Sport

E BUJSHME/ Chelsea mban ritmin e Manchester Cityt, kalon Liverpoolin prej golavarazhit

Ka përfunduar dhe ndeshja tjetër e vlefshme për javën e 11-të në Premier Ligë, ku skuadra e Chelseat ka arritur të mposhtë Crystal Palace me rezultatin 3-1.

Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri arriti që të zhbllokonte shifrat me Alvaro Moratën, duke e mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë, miqtë e Crystal Palac arritën që të barazonin me Taunsend.

Por, ishte përsëri Morata ai i cili i jep për herë të dytë avantazhin skuadrës së Chelseat, të cilët këtë herë arritën ta menaxhonin më mirë, madje duke shënuar edhe të tretin me Pedro Rodrigez.

Me këtë fitore skuadra e Sarrit ngjitet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Liverpoolin, por me një golavarazh më të mirë, (+19 e ka golavarazhin Chelsea, ndërsa Liverpooli +16).

Related posts

FSHF NË TENSION/ Arbitrat janë… “top sekret”

Delo.autor

Ish-klubi i Tramezzani-t ofertë zyrtare për trajnerin Gianni De Biasi

Sadik.Autor

NUK ËSHTË KYLIAN MBAPPE/ Legjenda Xavi befason të gjithë: Ky do të bëhet lojtari më i mirë në botë…

Delo.autor

Leave a Comment