Futboll Sport

Miranda: Jam ndër mbrojtësit më të fortë në botë, por inspirohem nga dy sulmues

I vënë përballë shokut të tij të ekipit përfaqësues të Brazilit, Coutinho, njëherësh kundërshtar direkt në përballjen ndaj Barcelonës, të vlefshme për fazën e grupeve në UEFA Champions League, mbrojtësi i Inter, Joao Miranda, në intervistën paralele të realizuar në një prej kanaleve sociale të Inter, në vigjilje të sfidës ndaj katalanasve, ndër të tjera, duke hedhur tutje modestinë, deklaroi se e konsideron veten mes mbrojtësive më të fortë në botë.

“Vishem disi më mirë vetëm kur duhet të dal për të darkuar jashtë, por zakonisht për në stërvitje vishem sa më thjeshtë. Momenti më i bukur te Inter? Kam disa kujtime pozitive, sikurse është rikthimi në Champions. Besoj se ndeshja me Lazion është më i rëndësishmi në kohët e fundit te Inter. Më në përgjithësi pastaj janë edhe titujt e fituar me San Paolo dhe të tjerë me Atletico, disa ndeshje, finalet në të cilat kam shënuar gol. Janë momente të cilat do t’i mbaj gjithmonë me vete. Për ne braziljanët futbolli është gjithçka. Futbollisti im i preferuar? Ronaldo dhe Romario. Ndonëse jam mbrojtës, të gjithë brazilianët inspirohen nga sulmuesit. Coutinho në rolin e tij është një prej më të mirëve, por edhe unë si mbrojtës jam mes më të fortëve. Nëse do të kasha cilësitë e tij atëherë do të isha një futbollist i jashtëzakonshëm”, u shpreh ndër të tjera Miranda.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Tottenham kërkon 600 milionë euro për yllin gjigantëve të La Ligas…

Delo.autor

Messi apo Neymar? Ja si përgjigjet Coutinho

Q.Autor

Çështja Donnarumma/ Situata kaotike tek Milani, shtyhet takimi i drejtuesve me agjentin Raiola

Q.Autor

Leave a Comment