Futboll Sport

HISTORIA E PABESUESHME E FUTBOLLIT/ Mallkimi i trajnerit Guttmann

Mallkimi i ish-trajnerit të ekipit vazhdon te mbizotërojë akoma. Ish-trajneri i Benfikës Bela Guttmann lindur në Hungari me origjinë Izraelite, një trajner shumë i njohur në atë kohë i solli Benfikës dy trofe Europe përkatësisht të viteve 1961 dhe 1962.

Megjithatë pavarsisht suksesit dhe trofeut të dytë të Kupës së Europës që i dha Benfikës, çuditërisht trajneri shkarkohet nga presidenti i atëhershëm i klubit të Benfikës dhe stolin e trajnerit të Benfikës e ze një mik i ngushtë i presidentit të ekipit.

I zhgënjyer dhe njëkohësisht i revoltuar me vendimin e Presidentit, trajneri Guttmann pranë të pranishmve është shprehur se: “Benfika kurrë më nuk do të arrijë të fitojë Kupa Europe”.

Mbas atij suksesi në Kupat e Europës Benfika ka shkuar edhe në 8 finale në kupat e europës dhe të gjitha i ka humbur. Guttmann njihej si eksperimentues i madh i footballit dhe ka ndërruar shumë klube. Gjithashtu ai mbahet mend në histori si trajneri i parë që ka ndërprerë dominimin e Real në finalen e Kupës së Europës.

Ekipi Portugez Benfika nuk ka arritur të fitojë trofe në Europë.

 

/AlpeNews.al

Related posts

DHURUAN SPEKTAKËL NË BOTËROR/ Shqiponja SHQIPTARE bëhet pjesë e…(VIDEO)

Isa.Autor

PEZULLIMI I SUPER LEAGUE/ Seria A i shpall luftë Andrea Agnelli-t, ja çfarë kërkojnë presidentët…

Delo.autor

“E DO DIEGO COSTA-N?” Trajneri portugez zbulon mesazhin anonim: Villas Boas mendoi se ishte shaka, por…

Delo.autor

Leave a Comment