Futboll La Liga

Ngjarje e rëndë/ Theret me thikë tifozi 22-vjeçar i Atletico Madrid

Një tifoz i Atleticos së Madridit është qëlluar me thikë, para fillimit të sfidës mes vendasve dhe Sevillas, të vlefshme për Kupën e Spanjës.

Tifozi 22-vjeçar është shtruar në spital, ku është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka marrë plagë në të ndenjura, në krah dhe në këmbë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një stacioni metroje që të çon në stadiumin “Wanda Metropolitana’, ndërsa paraprakisht dyshohet të ketë pasur një përplasje me tifozë andaluzianë.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit të rëndë.

Related posts

LËSHON DEKLARATËN E ASHPËR/ Laporta paralajmëron: Nëse nuk zgjidhem unë president, Messi do të…

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Mesfushori Kaçe refuzoi Tiranën. Do luajë me Mavrajn te skuadra e…

Delo.autor

Heynckes: Malcom është në fokusin e Bayern Munich

Q.Autor

Leave a Comment