Futboll Shqipëri Sport

SUPERLIGA KOSOVARE/ Morina nderon Josën, Prishtina shtang Feronikelin dhe merr kreun

Prishtina e Mirel Josës bën goditjen e madhe. Skuadra kryeqytetase mposhti 1-0 Feronikelin brenda në Drenas në sfidën e prapambetur të javës së 10-të, duke marrë kryesimin e IPKO Superligës së Kosovës pas 14 javëve të para. Një gol i Mario Morinës në minutën e 57 i mjaftoi Prishtinës për t’i shkaktuar humbjen e dytë sezonale skuadrës së Zekirija Ramadanit.

Me fitoren në duelin e drejtpërdrejtë për titullin kampion në stadiumin Rexhep Rexhepi, skuadra e Josës u ngjit në kuotën e 33 pikëve, 1 më shumë se Feronikeli. As largimi me karton të kuq i Miftaraj në minutën e 63-të nuk ndihmoi Feronikelin pasi edhe me një lojtar më pak në fushë për 30 minuta lojë, Prishtina e mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Në ndeshjen tjetër të prapambetur të javës së 10-të, KEK-u pësoi humbjen e radhës pasi u mposht 1-2 në shtëpi nga Ferizaj.

Related posts

Po shkëlqen me Brazilin, por Paulinho mund të largohet nga Barcelona

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ “Tradhëtarin” Fabregas nuk e falin as në videolojëra

Isa.Autor

SKANDALOZE/ “Ringjallet” HILTERI”: Tifozët me fytyrën e diktatorit gjerman në stadium

Isa.Autor

Leave a Comment