Futboll Ligue 1

​Silva: Neymar nuk është i mërzitur me vërshëllimat e tifozëve

Neymar u vërshëllye mbrëmë nga tifozët e PSG-së në ndeshjen ndaj Dijon, për shkak se nuk e lejoi Edinson Cavanin të gjuante penalltinë, ku do të bëhej golashënuesi më i mirë në histori të skuadrës

Braziliani në këtë takim shënoi katër gola, ku skuadra e tij e demoloi Dijonin me rezultat të thellë 8:0.

Pas ndeshjes kapiteni Thiago Silva tha se Neymar nuk është i mërzitur me vërshëllimat e tifozëve edhe pese u largua menjëherë nga fusha.

“Jo, nuk besoi se Neymar ishte i mërzitur kur u largua”, tha fillimisht Silva për Canal +.

“Ishin disa tifozë kundër tij, por më e rëndësishmja është rezultati final dhe fitorja. Rekordi i Cavanit do të vije, sepse ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Ai do të thyej të gjitha rekordet”.

Related posts

Turpërohen kampionët! Koreja “fundos” Gjermaninë, kalojnë Suedia dhe Meksika

Sadik.Autor

ZBULON PLANIN E SË ARDHMES/ “Pleshti” kërkon informacione shokut të kombëtares për…

Delo.autor

JUVENTUS PA RONALDON/ Lecce dhe “Zonja e Vjetër” ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment