Futboll Premier League Sport

I NXORRI BLLOF TË GJITHË/ Drogba përgënjeshtron të gjithë me “The Wolf of Wall Street” (VIDEO)

Karriera e kampionëve të mëdhenj, me disa përjashtime të rralla (Zinedine Zidane mbi të gjithë), nuk mund të mbyllet me një humbje.

Didier Drogba nuk bën përjashtim dhe ka vendosur të përgënjeshtrojë gjithçka pas zërave të përhapur për tërheqjen e tij nga futbolli në përfundim të ndeshjes së humbur me Phoenix Rising e tij kundër Louisville City, në finalen “playoff” të USL, kategoria e dytë e futbollit amerikan.

Pavarësisht se ka mbushur 40 vjeç në mars, ish-legjenda e Chelsea, klubi me të cilin ka fituar Champions League në 2012-ën, nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë dhe ka zgjedhur një mënyrë origjinale për ta bërë të qartë këtë gjë.

Ai ka postuar në profilin e tij në Instagram një pjesë të filmit “The Wolf of Wall Street”, ku protagonisti lajmëron në mënyrë të qartë se: “Unë nuk largohem”.

Kështu, Didier nuk është akoma gati të thotë lamtumirë dhe tani mbetet për t’u kuptuar se cila do të jetë aventura e tij e radhës.

Related posts

GJIGANDI GJERMAN RRIT OFERTËN/ “Bavarezët” ofrojnë 33 milionë euro për talentin e Chelseat

Delo.autor

“BOTËRORIN E KAM ËNDËRR”/ Reja: Shqipërisë i kam dhënë stimuj të rinj, Botërorin e kam ëndërr

Delo.autor

KATËR HERË “TRULLOSJE”/ Messi sapo i “shkatërroi” karrierën mbrojtësit të Man. United (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment