Futboll Seria A Sport

JUVE KRYESON FRIKSHËM/ Ancelotti: Scudetto duhet të jetë një ëndërr, jo utopi

Trajneri i Napolit Carlo Ancelotti beson se Scudetto duhet të jetë një ëndërr, jo utopi. Napoli edhe këtë vit është konkurrenti kryesor i Juve-s për titullin kampion dhe aktualisht ndodhet në vend të dytë, gjashtë pikë më pak se Zonja e Vjetër.

“Scudetto duhet të jetë një ëndërr, jo utopi,” shprehet Ancelotti DAZN. “Po të ishte utopi do të ishte një tragjedi. Por mund ta arrijmë objektivin vetëm po bëmë një sezon të madh, duhet të qëndrojmë gjithmonë të fokusuar. “Napoli? Dua të jetoj këtu për një kohë të gjatë. Më pëlqen atmosfera, megjithëse jam nga veriu.”

Ancelotti më pas krahason medien italiane me atë të huaj. “Pyetjet që më bezdisin më shumë janë ato të zgjedhjeve që kemi bërë.

“Ne trajnerët qëndrojmë një javë me ekipin dhe bëjmë zgjedhjet tona në bazë të stërvitjes që shohim. “Jashtë për ndeshjen flitet 10 minuta, në Itali duhet të flasësh një orë me kanale të ndryshme.”

 

Related posts

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAM/ Legjenda e “topçinjëve”, Emery: Granit Xhaka më shqetëson seriozisht…

Isa.Autor

PUBLIKOHET KALENDARI/ Seria A starton më 22 gusht, ja të gjitha përballjet e sezonit 2021-2022…

Delo.autor

Largohet nga Juventus, kalon në Inter

Q.Autor

Leave a Comment