Futboll Seria A

Falimenton klubi italian, i jap fund historisë 115-vjeçare

Një gjykatë italiane e ka shpallur të falimentuar klubin e Serisë C, Vicenzan, sot pasdite, duke i dhënë kështu fund historisë së saj 115-vjeçare.

Lojtarët e Vicenzas nuk janë paguar që prej shtatorit të vitit të kaluar, dhe si pasojë janë futur në grevë në muajt e fundit, transmeton Express.

Sot, një gjykatë edhe formalisht e shpalli të falimentuar klubin, që do të thotë se klubi do t’i kalojë një administruesi të besuar.

Kështu, Vicenza do të përjashtohet nga Serie C, dhe do të ketë kohë deri në fillim të sezonit të ardhshëm t’i gjejë palët e interesuar për ta formuar klubin e ri.

Kontrolli i emrin dhe historisë së klubit do t’i kalojë kryetarit të komunës së Vicenzës, të cilit do t’i duhet të gjejë pronarë të rinj për ta formuar një klub feniks, i cili mund të futet në Serie D, top ligën amatore.

Vicenza është klubi i dytë që falimenton brenda dy muajve, pas klubit të Serisë C, Modenas, i cili falimentoi në nëntor.

Related posts

Allison refuzon Chelsea/ Portieri brazilian do vetëm klubin e madh spanjoll

Isa.Autor

Marrëdhënia Allegri-Gattuso nisi me “ik pirdhu” dhe përfundoi me komplimeta!!!

Sadik.Autor

NGA CR7 TEK SPALLETTI/ Rrëfen Joao Mario aventurën e tij me fanellën “Zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment