Futboll Sport

E BUJSHME/ Roma – Real Madrid, dëmtohet “YLLI” i skuadrës para duelit në Champions (FOTO)

Roma ka marrë një lajm të keq pasi Kostas Manolas ka lënduar kyçin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes së Greqisë kundër Finlandës.

Mbrojtësi startoi mbrëmë në ndeshjen kundër Finlandës në Athinë, por ai doli nga fusha duke çaluar pasi që ndiente dhimbje në kyç.

Raportet fillestare thonë se bëhet fjalë për një ndrydhje, por analiza tjera pritet të bëhen për ta vërtetuar se sa do të mungojë lojtari i Romës.

Kostas Manolas shihet si një ndër mbrojtësit më të mirë në Itali dhe Evropë, por Roma duhet të mundohet që t’ia dalë për pak ditë edhe pa grekun.

Kujtojmë që Roma pritet të udhëtojë në Udinese javën që vjen, ndërsa pastaj pret Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe Interin në “Stadio Olimpico”.

Related posts

RIKTHEHET EUROPA LEAGUE/ Ja dy ndeshjet gjysmëfinale

Delo.autor

E BUJSHME/ Pronari i Inter i shpall “luftë” Premier League duke i paditur, kërkon 100 milionë euro për…

Delo.autor

“MAGJIA” E TALENTIT LË PA FJALË KLOPP/ Shikoni si reagon trajneri i Liverpool pas eurogolit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment