Futboll Ligue 1

DËSHIRON REALIN/ Falcao kërkon largimin nga Monaco

Emri i fundit për ta përforcuar sulmin e Real Madridit është Radamel Falcao, i cili kërkon të largohet nga Monaco për të kaluar te Reali gjatë janarit.

Kolumbiani nuk ndihet i lumtur në Monaco, pasi klubi po kalon në një fazë të vështirë, ku para dy vjetësh ishin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mirëpo momentalisht janë në fund të tabelës në Ligue 1, edhe ardhja e Thierry Henry si trajner nuk i ka ndryshuar gjërat, transmeton Gazeta Express.

Falcao po kërkon largimin, dhe iu është ofruar Real Madridit në ditët e kaluara.

Problemi i vetëm i kalimit të Falcaos në “Bernabeu” mund të jetë mosha e tij, 35-vjeçari nuk duket se do t’i plotësojë kriteret e klubit spanjoll, pasi kërkojnë që të kenë lojtarë më të ri në skuadër, dhe të rindërtohen rreth tyre.

Related posts

Start pozitiv/ Hasi merr një pikë në debutimin me Al Raed në Arabinë Saudite

Isa.Autor

Unitedi shumë afër yllit të Tottenhamit

Sadik.Autor

ÇMENDURIA E MESFUSHORIT TË INTER/ Është aktivizuar 8 ndeshje pa pushuar kurrë

Delo.autor

Leave a Comment