Futboll Sport

LUFTA MES KOMBËTARËVE/ Luis Enrique i lumtur nga Spanja, pavarësisht dështimit në Ligën e Kombeve

Spanja mund të mos jetë kualifikuar për finalet e Ligës së Kombeve, por Luis Enrique është i kënaqur me atë se si ka përparuar skuadra e tij e re, që nga eliminimi prej Kupës së Botës. Ish-trajneri i Barcelonës mori kontrollin e ekipit kombëtar iberik nga Fernando Hierro, pas “Rusia 2018”, ndërkohë që Spanja e humbi Julen Lopetegui (që firmosi me Real Madridin) në prag të turneut të verës.

Fitorja 2-1 e Anglisë ndaj Kroacisë, të dielën, i pa “Tre Luanët” në fazën finale të garës, ndërsa Spanja mbetet në Ligën A, pasi përfundoi e dyta në grup. Por, Luis Enrique nuk ishte shumë i zemëruar. Ai e sheh mjaft pozitive paraqitjen e të tijve: “Natyrisht që do të kishim dashur të ishim në fazën finale të Ligës së Kombeve.

Dukej se e ishim në rrugën e duhur, pas dy ndeshjeve të para, por ishte një nga grupet më të vështira. Ne e kemi humbur shansin tonë në Sevilla, kundër Anglisë, dhe në Zagreb. Bëj një vlerësim pozitiv të gjashtë ndeshjeve që kemi luajtur. E dija se lojtarët nuk mund të më jepnin gjithçka që kam kërkuar, por jam i kënaqur me qëndrimin e të gjithëve.

Isco? Ai është një lloj lojtari ndryshe. Eshtë vendimtar, me cilësi të mëdha dhe një qëndrim të lavdërueshëm. Isco i ka udhëhequr skuadrat ku luan për vite, në Madrid dhe në kombëtare. Ai e ka bërë këtë edhe në Kupën e Botës”.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Kamza: Cungu godet sërish. Rroca shënon të tretin, 3 minuta pasi erdhi nga stoli

Delo.autor

Martial kërkon largimin nga Man United, por do të qëndrojë në Angli

Isa.Autor

KLUBI NË KRIZË FINANCIARE/ Inter ndryshon pronar? “Suning” detyrohet të shesë klubin për arsye…

Delo.autor

Leave a Comment