Futboll Premier League Sport

DRIDHEN VERDHEKUQTË/ ARSENALI gjen zëvendësuesin e Welbeck tek ROMA

Për shkak të dëmtimit serioz të Danny Welbeck dhe huazimit të Reiss Nelson, Arsenal është në kërkim të një sulmuesi anësor. Welbeck pësoi një dëmtim të tmerrshëm në kavilje dhe thuhet se do të mungojë rreth 4-5 muaj. Deri në këtë moment, ish-lojtari i Man United Henrikh Mkhitaryan nuk ka bindur trajnerin Unai Emery.

Kështu që sipas anglezes Sun, Topçinjtë duan të transferojnë talentin e AS Romës, Cengiz Under. Turku 21-vjeçar ka deklaruar se parapëlqen kampionatin spanjoll, Bundesliga-n dhe Premier League.

Por Premier league është favorite dhe Arsenal do të ishte klubi i përshtatshëm për të. Gjithsesi problemi është te çmimi, pasi ai thuhet të kushtojë rreth 40 mln euro.

Related posts

JUVENTUS-MILAN/ “Jashtëtokësori” Ronaldo përballë “Zotit” Ibrahimovic, koha për të treguar muskujt

Delo.autor

CONTE BËHET ME “DHIMBJE KOKE”/ Ja cili futbollist i Interit dëmtohet sërish

F.autor

RENDITJA/ Kukësi dhe Partizani në ndjekje të Skënderbeut, Luftëtari e bën sefte (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment