Futboll Seria A

Anulimi i kontratës së Donnarummas, reagon Gattuso: Nuk kemi probleme me Gigion!

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka insistuar se nuk ka probleme me Gianluigi Donnarumma, pavarësisht nga spekulimet për largimin e tij të mundshëm.

Agjenti i Donnarumma, Mina Raiola, i kërkoi Milanit anulimin e kontratës që portieri nënshkroi gjatë verës, por Gattuso e bëri të qartë se Gigio është i lumtur në San Siro.

“Për mua, nuk ka asnjë problem me Donnarumman,” u shpreh ai për Milan TV përpara ndeshjes së Kupës së Italisë me Veronan.

“Fassone dhe Mirabelli do të flasin nëse ka ndonjë problem me të. Unë flas me Gigion çdo ditë dhe shoh një djalosh të qetë, i cili e urren kur nuk fiton. Pas Beneventos, ai ishte shumë i trishtuar.

“A do të fillojë ai në start? Nuk e di. Storari? Ai mori një goditje të vogël në kyçin e tij, që do ta vlerësojmë nesër. ”

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

NUK HARRON TË KALUARËN/ Buffon: Juventus doli e fituar nga ai transferim

Delo.autor

MILANI rikthehet te fitorja me SPEKTAKËL, merr frymë trajneri Gattuso

Isa.Autor

Kufijtë e pagave në La Liga/ Ja ekipi që paguan më shumë në Spanjë, befason Betis

Isa.Autor

Leave a Comment