Futboll Seria A Sport

ITALIA NË LOT/ LEGJENDA e JUVES zbulon “sekretin”: Vuaj nga KANCERI, nuk e di sa do të zgjasë

Ish-sulmuesi dhe trajneri italian Gianluca Vialli ka rrëfyer për publikun botëror se vuan prej kohësh nga kanceri. Ai zbuloi se ishte diagnostikuar 1 vit më parë dhe kishte marrë trajtim intensiv mjekësor me kimiterapi për 8 muaj.

“Nuk e di se sa do të zgjasë. Do të doja ta kaloja i vetëm, por në këtë fazë të jetës sime e kuptova që duhet të jetoja me kurajo dhe të mësoja prej tij. E dija që ishte e vështirë t’ua tregoja të tjerëve, sidomos familjes sime. Ju nuk dëshironi asnjëherë të lëndoni njerëzit që doni: prindërit, vëllezërit dhe motrën tuaj, gruan time Katerinën dhe vajzat e mia Olivia dhe Sofia.

Kam jetuar si të jetë një ndjesi turpi, sikur ishte faji im. Vishja gjithmonë një pulovër poshtë bluzës në mënyrë që të tjerët të mos e kuptonin se po kaloja diccka të rëndë. Pastaj vendosa ta shkruaja në librin tim. Shpresoj që historia ime të të frymëzojë të tjerët në momentet më të vështira të jetës së tyre.

Vialli ishte njëri prej sulmuesve më të mirë të Italisë në vitet ’80 dhe ’90. Ai u bë i famshëm për suksesin e arritur me Sampdorin dhe Juventusin.

Related posts

E KA NË PRONËSI “ZONJA E VJETËR”/ Juventusi do të paguajë 15 milionë euro për të blerë sërish portierin e tij

Delo.autor

E PABESUESHME/ Atleti pret finishin duke fluturuar si “Supermen” (VIDEO)

Delo.autor

PSG dhe Real Madrid e mendojnë shkëmbimin Zidane-Neymar

Sadik.Autor

Leave a Comment