Futboll Seria A Sport

TIFOZËT E PRESIN ME PADURIM/ Rikthimi te “Djalli”, vijojnë kontaktet IBRA-LEONARDO

Ditët e fundit është folur shumë për një rikthim të mundshëm të suedezit Zlatan Ibrahimovic në Itali te kuqezinjtë e Milanit, madje janë përfolur edhe detaje nga marrëveshja hipotetike që mund të arrihet mes palëve. Një fakt i tillë ka ndikuar drejtuesit e Los Angeles Galaxy, me klubin kalifornian që ka publikuar listën e organikës për vitin 2019, ku qartësisht mund të lexohet emri i Ibrës.

Në të vërtetë ishte pikërisht “Major League Soccer” që i dha vazhdimësinë suedezit pas dëmtimit të pësuar në kohën që militonte te “Djatë e Kuq”. Ibra numëron 22 gola në 27 ndeshje dhe ka rigjetur dëshirën për të përjetuar emocionet e futbollit të madh, çka do ta përjetonte me rikthimin në Itali me fanellën e një tjetër “Djalli”, atij të Milanit. Kalimi në “San Siro” projektohet gjithnjë e më afër edhe pse Galaxy nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij. Gjithsesi, kontaktet e vazhdueshme dhe të amplifikuara të Ibras me Leonardon japin shpresë për realizmin me sukses të këtij operacioni.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Tottenham-Bayern Munich. Rezultati 1-1

Delo.autor

MAMAJA E TALENTIT FRANCEZ THOTË “PO”/ Adrien Rabiot arrin akordin me Juventus, ja përfitimet

Delo.autor

LUAJTI TEK LUFTËTARI NË SEZONIN E FUNDIT/ Mesfushori Ymeraj firmos me skuadrën greke…

Delo.autor

Leave a Comment