Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

“TRIPLETA E MILANIT”/ Kuqezinjtë i marrin tri SUPER futbollistë CHELSEAS në JANAR

Milani është shumë pranë tri blerjeve shumë cilësorë dhe sipas mediave italiane, kuqezinjtë do të bëjnë pazar te Çelsi. Tri futbollistët më të përfolur për një transferim në Milano janë Kahill, Fabregas dhe Kristensen.

Mbrojtësi Kahill nuk preferohet nga Sarri dhe nga kapiten i skuadrës për disa sezone, është kthyer në një lojtar stoli dhe me shumë pak minuta këtë sezon, anglezi po shqyrton alternativat në janar.

Një tjetër lojtar që nuk preferohet nga Sarri është Sesk Fabgreas. Prej kohësh flitet për një kalim të spanjollit te Milani dhe ky transferim, shihet si mëse i mundur.

Sa i përket Kristensen, largimi nga Çelsi është i paevitueshëm. Edhe babai i danezit ka pranuar se po shqyrtojnë të gjitha ofertat e mundshme dhe Milani është në listën e tyre të dëshirave. I riu danez mund të jetë një aset shumë i shtuar për skuadrën e Gatuzos.

Related posts

ÇFARË SPEKTAKLI NË PREMIER/ Van Dijk rikthen Liverpoolin në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

NGA PREMIER LEAGUE TEK BURGU PËR PEDOFILI/ Ish-fubollisti i Manchester Cityt lirohet pasi kreu…

Delo.autor

10 INCIDENTE PËR 10 KLUBE/ Ja aktet që kanë dhunuar futbollin

F.autor

Leave a Comment