Albanian Stars Futboll

Rrëfehet Cikalleshi, nga starti i shkëlqyer me Osmanlispor te Kombëtarja

Dy gola në ndeshjen e parë të 2018-ës me Osmanlispor dhe fitore në Kupën e Turqisë përballë Beshiktashit. Start më të mirë nuk mund të kishte për Sokol Cikalleshin. Pasi u rikuperua plotësisht nga dëmtimi është rikthyer si protagonist për klubin nga Ankaraja, me golin që i mungonte prej fillimit të Dhjetorit të kaluar.

Sokol Cikalleshi

Ndeshja e parë shënova dy gola, nuk ka më mirë se kaq. Uroj të jetë një fillim i mbarë për mua dhe me shënimin e golave të ndihmoj ekipin të arrijë rezultate. Për shkak të dëmtimit dy mujor në pjesën e parë të sezonit u bë një kohë e gjatë që nuk kisha shënuar. Me këto dy gola e ndihmova ekipin të merrte një rezultat shumë të mirë përballë një ekipi shumë të madh si Beshiktasi.

Sulmuesi 27-vjeçar pret shumë nga ky vit dhe beson se në gjysmën e dytë të sezonit skuadra do të ringrihet, për t’iu larguar zonës së mbijetesës dhe për tu kthyer në nivelet e zakonshme.

Sokol Cikalleshi

Ky është një ekip që lufton gjithmonë për kupat e Europës. Por, në këtë sezon starti i sezonit ishte jo i mirë dhe ndryshoi trajneri. Tashmë gjërat kanë ndryshuar për mirë, po ngjitemi hap pas hapi në renditje dhe shpresojmë që të jemi sa më lart në klasifikim.

Kuqeziu foli edhe rreth pritshmërive të Kombëtares në këtë vit, ku synimi është që hapat të hidhen njëri pas tjetrit.

Sokol Cikalleshi

Kombëtarja në vitet e fundit ka ecur me hapa galopantë. Urojmë të vazhdojmë kështu dhe të bëjmë më të mirën. Duhet ti bëjmë hapat një nga një, duke nisur nga miqësorja me Norvegjinë. Hap pas hapi do të shohim ku do të arrijmë, ne jemi të gatshëm për të bërë më të mirën për Shqipërinë.

Cikalleshi komentoi edhe Ligën e Kombeve, turneun më të ri të UEFA-s, ndërsa shpreson se në Europianin e 2020-ës, Shqipëri do të arrijë të përsëritë suksesin e kualifikimit në Francë.

Sokol Cikalleshi

Çdo gjë e re është emocionuese. Uroj të përfaqësohemi sa më mirë në këtë kompeticion. Arritëm njëherë të shkonim në Francë. Potenciali dihet se cili është, shpresojmë të kemi një grup të favorshëm. Nuk duhet ti neglizhojmë kundërshtarët, të kemi fatin me vete dhe urojmë të shkojmë në Euro 2020.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Ndeshje e luftuar, Leeds dhe “Topçinjtë” ndajnë pikët

Delo.autor

Refuzoi ekipet më të mëdha të Premier, Zaha rinovon kontratën me Palace

Isa.Autor

SHQIPËRI-ANGLI/ Shans ideal për Kombëtaren, ja momenti kur Uzuni shpërdoron një mundësi të artë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment