Futboll Seria A Sport

NË ITALI JANË TË SIGURT/ HYSAJ drejt klubit anglez, Napoli e ka gjetur zëvendësuesin

Çelsi gjithnjë e më shumë po insiston për nënshkrimin e mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysaj. Negociatat ndërmjet mbrojtësit kuqezi dhe klubit të Napolit për një kontratë të re po zvarriten dhe sipas “CalcioMercato”, largimi i Hysajt është i paevitueshëm.

Napoli preferon të mbajë Hysajn, por tashmë po bëjnë plane në rast se nuk është e mundur mbajtja e shqiptarit në skuadër. Gjigantët e Serie A do të ndjekin mbrojtësin e Mançester Junajtid, Mateo Darmian, i cili është i dëshpëruar për një rikthim në Itali.

Hysaj është në kontratë me Napolin deri në vitin 2021, por një ribashkim me ish-trajnerin e tij, Maurisio Sarri në “Stamford Bridge”, është më shumë një thashethem merkatoje.

Related posts

Pas daljes së formacioneve zyrtare, ja si ndryshuan koeficentët e basteve (FOTO)

Isa.Autor

NUK DI TË NDALET/ “Pleshti” merr ekipin përdore, “Tërbohet” komentatori (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ UEFA publikon lajmin e madh për sportdashësit, hiqet kufizimi i…

Delo.autor

Leave a Comment