Shqipëri

Dhuna në Përmet, protestojnë edhe tifozet femra: Arbitri donte një…

Gjatë protestës së djeshme paqësore të qytetarëve të Këlcyrës binte në sy edhe prania e disa femrave. Elda Bajrami, e cila ishte të dielën në stadium për të mbështetur Këlcyrën, në një prononcim për gazetën tha:

“Ishim në stadium së bashku 10-15 vajza dhe gra, të cilat ndiqnim vëllezërit, nipërit apo të dashurit tanë dhe që në fillim u pa një gjykim i njëanshëm. Kulmi arriti në dhënien e penalltisë. Gjykimi i tij ishte i turpshëm dhe provokoi vetë deri në atë pikë që po luante me djersën dhe ndjenjat e një skuadre.

Protesta

Po të isha në fushë, do t’ia rezervoja një pëllëmbë”. Ndërsa, Dorina Nasi tha: “Nuk u zhvillua një ndeshje normale dhe kjo për faj të gjyqtarit. FSHF të marrë masa”.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Fantastik ish-lojtari i Laçit, tund rrjetën me skuadrën Menemenspor (VIDEO)

Delo.autor

PLAS TEK BAZEL/ Taulant Xhaka “shpërthen” pas eliminimit nga Kupa, shqiptari përleshet në dhomat e zhveshjes me…

Delo.autor

PLASIN POLEMIKAT NË SPANJË/ VAR tërbon Sadikun, i heq supergolin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment