Futboll Shqipëri Sport

Olsi RAMA motivon skuadrën para Tiranës: Mos e ndalni ngjitjen, shihni përtej…

Partizani luan sot derbin e 151-të kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Në prag të këtij takimi, nuk kishte si të mungonte edhe drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama. Gazetari Glend Tafaj tregoi fjalën e tij teksa në një lidhje direkte nga Elbasani tha:

“Jemi të sigurt që do jepni 100% në fushën e lojës, por këtë radhë dua që të tregoni se jemi të bashkuar, një grup i fortë, të lëmë pas gjithçka që ka ndodhur në të shkuarën. Jemi një skuadër tjetër tani, kemi disiplinë, personalitet dhe nuk duhet që ta ndalim ngjitjen tonë.

Jemi një skuadër në ngjitje, jemi në vendin e parë dhe jam i sigurt që ngjitja jonë do vazhdojë edhe përtej derbit të madh të kryeqytetit”, ka qenë fjala e drejtorit Rama kundrejt lojtarëve të tij.

Related posts

Nuk ka dyshime, Elseid Hysaj do transferohet në Angli

Sadik.Autor

ZYRTARE/ UEFA dënon Tiranën, nuk i jep fondin prej 215 mijë eurosh klubit bardheblu

Sadik.Autor

YLLI I REALIT TRANSFEROHET NË BUNDESLIGA/ Trajneri i Eintracht Frankfurt: Bëri gjithçka ishte e mundur që të vinte

Delo.autor

Leave a Comment