Futboll Premier League Sport

“TË SHKURTOJË FLOKËT”/ Talljet e tifozëve të Chelseat janë epike për…

Zakonisht kur dikush kërkon t’i japë fund një periudhe të errët dhe të nis një epoke të re, gjëja e parë që bën është ndryshimi i pamjes dhe më konkretisht prerja e flokëve. Në pamje të parë duket diçka e pakuptimtë, por në këndvështrimin psikologjik mund të shërbejë.

Dhe Alvaro Morata ka bërë pikërisht të njëjtën gjë. Duke qenë se ai sapo ka dalë një moment i zymtë në karrierën e tij, ka menduar të bëjë një ndryshim; të shkurtojë flokët. Teoria rezultoi shumë efektive. Tre minuta pas hyrjes në fushë kundër PAOK, goli erdhi. Ashtu siç pritej, ndryshimi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale.

“Morata duhet të presë flokët përpara çdo ndeshjeje, kjo e ndihmon atë që të shënojë”, shkruante një komentues. “Më në fund, kështu, ai nuk shqetësohet për flokët e tij të gjatë dhe tani do të përqendrohet më tepër në futboll”, shkruante dikush tjetër. Ndoshta xheli i shumtë në flokë, ka qenë një pengesë? Kështu e ka interpretuar një prej tifozëve të Chelseas, duke qenë se edhe goli erdhi pas një goditje të saktë më kokë. “Morata përfitoi nga mungesa e xhelit në flokë për të shënuar”, shkruan ai.

Një prerje e re,  ndoshta një jetë e re për 25-vjeçarin.

Related posts

ZYRTARE/ Lopetegui rinovon kontratën me Federatën Spanjolle të Futbollit, deri në vitin 2020

Sadik.Autor

PSG, këto janë tre grupet që kanë përçarë skuadrën

Q.Autor

FORMULA 1/ Ish-piloti Doornbos: Ai do të pendohet që ka firmosur me Ferrarin

Delo.autor

Leave a Comment