Futboll Shqipëri Sport

RANË NË “KURTHIN” E GJOKËS/ Memelli: Kemi humbur dy pikë, reparti i SULMIT ka …

Trajneri i Laçit, Migen Memelli, ka komentuar barazimin pa gola të regjistruar në shtëpi kundër Kamzës së vendit të fundit. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ai për emisionin “Gol pas goli”.

Çfarë nuk shkoi – “E dinim se kishim përballë një kundërshtar që do të mbrohej mirë. Takimi është luajtur në mesfushë. Treshja e sulmit nuk është paraqitur mirë dhe kemi kërkuar ta zgjidhim me goditje standarde. Kemi lënë dy pikë, por ky është futbolli”.

Problemet – “Nuk ka asgjë që nuk shkon me ekipin. Besoj shumë te lojtarët e mirë. Sigurisht do të ketë edhe ditë kur skuadra do të zhbllokohet. Ne nuk shikojmë të tjerët, por vetëm si të përmirësohemi dhe në fund të marrim maksimumin”.

Filozofia e lojës – “Jemi skuadër që kërkojmë rezultatin, por gjërat përkeqësohen ndonjëherë. Nuk kemi qenë konkretë dhe të qartë në sulm. Përgjegjësia jonë është të përmirësojmë skuadrën”.

Related posts

United ofertë 128 milionë euro në fund të merkatos për lojtarin e Realit

Sadik.Autor

PAS DISA JAVËSH SPEKULIME/ Ivan Perisic zyrtarisht lojtar i Bayern Munich (FOTO)

Delo.autor

Presidenti Cairo i jep fund spekulimeve: Ljajic nuk largohet nga Torino

Q.Autor

Leave a Comment