Bundesliga Futboll Sport

DEKLARATA SHOKUESE/ “HUMBËSI I MADH” konfirmon largimin nga BAYERNI në fund të…

Kaq ishte, në fund të sezonit ai nuk do ta veshë më fanellën e Bayern Munich. Arjen Robben ka lajmëruar ditën e diel se në verë do t’i japë fund aventurës te bavarezët.

Gjatë një vizite të klubit të tifozëve, ai ka shpjeguar: “Ky do të jetë viti im i fundit te Bayern. Kam kaluar 10 vite të mrekullueshme. Por çdo gjë ka një fund.”

Më parë, edhe Uli Hoeness është shprehur se ky do të jetë viti i fundit për Robben dhe Ribery, dhe tani ka ardhur deklarata e vetë holandezit. Robben dhe Ribery janë 34 dhe 35 vjeç, prapëseprapë Karl-Hainz Rummenigge i ka thurur elozhe dyshes së veteranëve.

“Ata janë lojtarë që kanë shkruar historinë e klubit. Kemi bërë mirë që kemi rinovuar edhe për një vit me ta.”

Related posts

Ceremonia e hapjes, Iker Casillas prezanton Kupën e Botës (FOTO)

Sadik.Autor

SUPER “YJET” E FUTBOLLIT/ Ja kush janë lojtarët më të shtrenjtë, Mbappe surpriza mes emrave “Big”

Isa.Autor

VAZHDON TË DOMINOJË MERKATON/ “Los Blancos” nis kontaktet me yllin e Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment