Futboll Sport

VAR NË CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA dëshiron ta fillojë përdorimin e kësaj teknologjie…

UEFA ka bërë të ditur se Video Assistant Referee (VAR) do të përdoret nga ndeshjet e fazës së eliminimit direkt të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Tani nga të gjitha garat e mëdha evropiane, vetëm Premierliga mbetet pa këtë teknologji.

VAR-i fillimisht nuk do të përdorej deri në sezonin e ardhshëm, por Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dëshiron ta fillojë përdorimin e kësaj teknologji që nga ndeshjet e shkurtit të këtij sezoni.

“Teknologjia Video Assistant Referee (VAR) do të përdoret nga faza e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligën këtë sezon, si dhe në finalet e Ligës së Kombeve vitin e ardhshëm, ka bërë të ditur UEFA”, shkruan PA Dougout.

Mungesa e VAR-it në Ligën e Kampionëve u vërejt më së shumti pas penalltisë së akorduar në ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Shakhtar Donetskit, kur gjyqtari e dha një penallti për anglezët pasi që Raheem Sterling u pengua në barin e fushës dhe u rrëzua.

Edhe klubet e Premierligës janë pajtuar, pas një takimi, që ta përdorin Video Assistant Referee në këtë garë duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Klubet ende nuk janë pajtuar për detajet e kësaj marrëveshje, mirëpo është bërë e ditur se kjo teknologji do të përdoret nga sezoni i ardhshëm.

Related posts

KOMENTON ECURINË E “KUQEZINJVE”/ Ish-sulmuesi Jeda: Milan luan me cigare në gojë. Pioli ka kthyer në fenomen njërin që…

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Sulmuesi Osimhen: Më kërkoi Interi dhe Juventus, dua të luaj në…

Delo.autor

KATEGORIA SUPERIORE/ Duele me objektiv Europën dhe mbijetesën, mësoni ndeshjet e ditës së sotme

Delo.autor

Leave a Comment