Futboll Seria A Sport

BOMBA E DITËS/ Lamtumirë PERISIC, INTERI gjen zëvendësuesin, do e blej 34 milionë euro

Për Luciano Spallettin mbetet një titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të sulmit, por tek Inter janë duke e vlerësuar të ardhmen e Ivan Perisic. Botërori duket se ka lënë shenjë tek kroati, i cili, pas fillimit të mirë me 2 gola dhe 2 asiste, është zhdukur plotësisht, duke u vënë re më shumë për deklaratat e tij të lamtumirës, sesa për paraqitjet e tij në fushë. Në shkurt do të mbushë 30 vjeç dhe kjo verë do të jetë mundësia e fundit për ta shitur për një shumë të konsiderueshme.

Perisic ëndërron La Liga-n, por mbi të gjitha, Premier League-n, pa harruar Bayern Munich, të cilët në verë duhet të bëjnë një revolucion pas lamtumirës së Ribery dhe Robben dhe do të kenë në dispozicion 200 milionë euro për merkaton.

Ndërkohë që Perisic vazhdon të mos bindë, Keita Balte ka filluar të përmirësohet shumë, duke qenë se është zhbllokuar dhe nuk dëshiron të ndalet më. Pas një fillimi të dobët, senegalezi ka përfituar nga pauza e kombëtareve për të punuar fort në stërvitje dhe duket se është kthyer në një formë të mirë pasi ka shënuar tre gola në dy ndeshje kundër Frosinone-s dhe Roma-s.

Nisur nga kjo, Interi është duke vlerësuar nëse duhet ta paguajë çmimin 34 milionë eurosh për ta marrë përfundimisht nga Monaco. Tani ai ka mundësinë ta shtyjë Perisic-in drejt largimit dhe të sigurojë një vend te zikaltrit.

Related posts

EFEKTI DOMINO I MERKATOS/ Largimi i Mbappe nga PSG trazon tregun e sulmuesve në Evropë

F.autor

Wilder: Furyn e kam mundur 50 herë në ëndrrat e mia, mezi pres ta mund në ring

Isa.Autor

Reali ‘zgjohet’ në merkato, 300 milionë euro për të ëndërruar

Q.Autor

Leave a Comment