Futboll Premier League Sport

DEGJENERIM TOTAL/ AKUZA SEKSIZMI tek “Topi i Artë”: A mund të bësh një…(VIDEO)

DJ i njohur francez, Martin Solveig ka kërkuar ndjesë, ndërkohë që ka mbetur i befasuar nga furia e reagimeve në botën “online”, pasi i kërkoi si “pa të keq” fitueses së parë të “Topit të Artë” për femra, Ada Hegerberg, nëse mundej të bënte një “twerk” (tundje të pasmesh) drejtpërdrejt në podiumin e skenës.

Bashkë-prezantuesi i ceremonisë së çmimeve prestigjioze në Paris provokoi një “lumë” ankesash për seksizëm pas pyetjes së tij mbi kërcimin sugjestionues erotik, që në fakt mori një “Jo” të prerë nga sulmuesja e palëkundur norvegjeze.

Incidenti rezultoi të ishte pika kyçe e diskutimeve të ceremonisë, edhe pse në fakt duhej të ishte arritja e Hegerberg, e cila bëhet e para femër fituese e “Topit të Artë”, një trofe që iu është dorëzuar futbollistëve meshkuj që prej vitit 1956.

Solveig, një muzikant dhe prezantues radiofonik, i kërkoi falje edhe personalisht Hegerbergut, e tha se kishte mbetur i habitur nga reagimi.

“Jam paksa i habitur, madje i çuditur nga çfarë po lexoj në internet, – tha ai në një video të publikuar në Twitter. – Sigurisht që nuk pata qëllim të ofendoja dikë… Ajo ishte një shaka, me gjasë jo e pëlqyeshme, ndaj dua të kërkoj ndjesë për këdo që mund të kem ofenduar”.

Related posts

E PAZAKONTË/ Ibrahimovic këndon duet me trajnerin Mihajlovic në “Sanremo”. Shikoni performancën e suedezit (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Jo vetëm Marselo, klubi ballkanas “pa frena” në merkato! Gati transferimi i ish-kampionit të Europës (DETAJET)

F.autor

LAJM I MADH/ Real Madridin e pret “ferri” në shortin e Champions League

Delo.autor

Leave a Comment