Futboll Sport

SHORTI I KUALIFIKIMEVE “EURO 2020” U-17/ Ja kundërshtarët e Shqipërisë dhe Kosovës… (FOTO)

Elvin Beqiri ka mësuar kundërshtarët e kombëtares që ka marrë përsipër të drejtojë, U-17, për llogari të fushatës kualifikuese të Kampionatit Europian të kësaj grup-moshe. Gjithçka është zbardhur sot, në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s, ku është hedhur edhe shorti përkatës. Gjithsej, janë 13 grupe me nga 4 skuadra secili.

Shqipëria ka rënë në grupin e tetë, së bashku me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Kujtojmë se turneu “Qualifying Round”, mosha U-17, do të zhvillohet në Portugali, në datat 13, 16 dhe 19 nëntor 2019. Kosova U-17 është shortuar në grupin 12, së bashku me Hollandën, Slloveninë dhe Uellsin.

Sa i përket skemës së kualifikueseve, duhet paur parasysh: Do të kualifikohen nga raundi kualifikues për në “Elote Round” 30 përfaqësuese. 26 skuadrat, që do të renditen të parat dhe të dytat, në grupet e tyre respektive, si dhe 4 vendet e treta më të mira në 13 grupet, do të kalojnë në “Elite Round”.

Related posts

“Po më kalove përsëri do të t’i thyej këmbët dhe nuk do të shkosh në Kupën e Botës”

Q.Autor

PSG i vendos çmimin portugezit, do 60 milionë euro për Gonçalo Guedes

Isa.Autor

HISTORIA E PATREGUAR E LUIZA GEGËS/ Si u dashurua 33-vjeçarja me trajnerin që e shndërroi në kampione

Delo.autor

Leave a Comment