Futboll Shqipëri Sport

REZULTATET E DOBËTA/ Bazeli në moment të ZI, trajneri Koler: Më vjen KEQ për XHAKËN

Taulant Xhaka duket se nuk po kalon një moment te skuadra e Bazelit. Në fakt e gjithë skuadra zvicerane nuk po kalon një moment të mirë dhe këtë e kanë treguar qartë dhe mungesa e rezultateve.

Këtë gjë e ka vënë re edhe vetë trajneri i skuadrës së Bazelit, Marsel Koler i cili është shprehur për mediat zvicerane duke thënë: “Më vjen keq për disa lojtarë, por në veçanti për Xhakën. Na është dashur ta aktivizojmë në qendër të mbrojtjes, si mesfushor para mbrojtjes dhe si numër 8, një gjë që është shumë negative për futbollistët në përgjithësi.

Nëse një lojtar nuk ka një rol të vendosur dhe do e dijë ku do të luajë, nuk mund të prisni paraqitje pozitive. Jo vetëm Xhaka, e njëjta gjë po ndodh edhe me Fabian Frej”.

Related posts

SUKSESI ME LAZION/ Tekniku i Milanit: Jam i kënaqur, pas derbit filloi rrugëtim i ri

F.autor

REAL MADRID-RAYO VALLECANO/ Pas 15 minutash lojë, Kroos ndëshkon rivalët me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

DISFATA NDAJ BENFICAS NË CHAMPIONS/ Busquets: Largimi i trajnerit është gjëja më e thjeshtë

Delo.autor

Leave a Comment