Futboll Premier League Sport

PLAS TEK TOTTENHAM/ Pochettino pozicionohet KUNDËR futbollistit të tij për…

Trajneri argjentinas i Tottenham është një tifoz i çmendur i stadiumit kombëtar të Anglisë dhe është i lumtur ta quajë atë shtëpinë e ekipit të tij, madje, pavarësisht faktit se disa prej lojtarëve të tij nuk janë aq të lumtur. Mauricio Pochettino ka injoruar antipatinë e mbrojtësit të tij Danny Rose ndaj stadiumit “Wembley”, duke e përshkruar shtëpinë provizore të Tottenham si një dhuratë dhe si vendin më të mirë në botë për të luajtur futboll.

“Nuk dua të shkaktoj debat me Danny Rose, apo futbollistë të tjerë, secili është i lirë të japë opinionin e vet. Nëse më pyesni mua, unë jam shumë i lumtur që luajmë në “Wembley”. Për mua është nder të jem këtu, një kënaqësi më vete. Kam zbuluar njerëz të jashtëzakonshëm, është një vend fantastic. Kur e dashuron futbollin sa unë, kurdoherë që dëgjon për “Wembley” emocionohesh. Ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua që të luaj në “Wembley”. Kam luajtur aty në vitin 2000 me përfaqësuesen, në “Wembley” e vjetër dhe ishte një ëndërr e realizuar. Çdo ndeshje që luajmë në “Wembley” është një dhuratë. Për mua është vendi më i mirë në botë për të luajtur futboll”, deklaroi Pochettino.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Real Madrid është dorëzuar, drejt transferimit tek Manchester United ylli…

Delo.autor

Manchester City dhe Arsenal duan mbrojtësin e WBA…

Q.Autor

GAFA E MADHE ME GRIEZMANN/ Si Barcelona kuptoi që nuk kishte para të paguante për francezin që nënshkroi në 2019

Delo.autor

Leave a Comment