Futboll La Liga Sport

ICARDI DHE DYBALA FRIKSOHEN/ Presidenti Tapia e takon në Madrid: A do të kthehet MESSI tek…

Claudio ‘Chiqui’ Tapia, president i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA) shfrytëzoi avantazhin e qëndrimit të tij në Madrid, për të marrë pjesë në finalen e “Copa Libertadores” mes River Plate dhe Boca Juniors, që të takohet me Leo Messin. Bashkë me të ishte edhe trajneri i Albiceleste, Lionel Scaloni.

Tapia ka publikuar të hënën në llogarinë e tij zyrtare në Twitter një mesazh, të shoqëruar me një fotografi, ku është bashkë me sulmuesin e Barcelonës. Leo Messi nuk ka luajtur për ekipin kombëtar të Argjentinës që prej eliminimit nga Franca në raundin e dytë të Kupës së Botës në Rusi, kësaj vere. Ndeshja e tij e fundit me bardhekaltrit ishte ajo në “Kazan Arena” dhe ka për qëllim të kthehet në ekipin kombëtar vitin e ardhshëm.

“Duke lënë Madridin, pas Superfinales së Libertadores dhe disa ditëve intensive pune. Finalizim i vitit dhe projektim i atij që po vjen. Ne u takuam me Leo Messin, bashkë me Scaloni”, – shkruan Tapia në mesazhin e tij.

Presidenti i AFA njoftoi më 29 nëntor se i beson trajnerit Scaloni, edhe pse është emëruar përkohësisht, që të vazhdojë në detyrë së paku deri në “Copa America 2019”, në Brazil.

Related posts

FLET PËR “KUQEZITË” DHE “DARDANËT”/ Lorik Cana: Shqipëria do të mbetet pas Kosovës, nëse…

Delo.autor

Van Dijk: Salah është në super formë, do ti shënoi Cityt

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Trajneri Klopp dëshiron në të ardhmen të drejtojë kombëtaren e…

Delo.autor

Leave a Comment