Champions League Futboll Sport

LIVE/ Champions, Grupi B: Nuk ka ndryshime në rezultate, INTERI ende jashtë (VIDEO)

Barcelona ka në dorë fatet e kualifikimit sa i takon grupit B në Champions League, por katalanasit nuk janë munduar aspak që të hedhin në fushën e lojës një ekip kompetitiv, duke mos rrezikuar aspak me dëmtimet.

Suarez, Ter Shtegen, Alba, Pike, Buskets dhe Mesi janë ulur në stol nga Valverde, ndërsa Totenhami ka ardhur me armë të plota nga Londra.

Interi nga ana tjetër, pret në një rezultat pozitiv të Barcelonës në “Camp Nou” dhe vetë do të luajë llogaritë kundër PSV-së. Spaleti nuk ka kursyer asnjë titullarë dhe do të kërkojë me doemos fitoren në “San Siro”.

LIVE, Grupi B

Barcelona – Totenham  1-0
Dembele 7′

Inter – PSV  0-1
Lozano 13′


Formacionet zyrtare (Barcelona – Totenham)

Barcelona: Silesen, Semedo, Lengle, Vermaelen, Miranda, Arthur, Alena, Rakitiç, Dembele, El Hadadi, Kutinjo

Totenham: Loris, Piters, Alderviereld, Vertongen, Rouz, Sisoko, Uinks, Eriksen, Ali, Son, Kejn

Formacionet zyrtare (Inter – PSV)

Inter: Handanoviç, D’Ambrozio, de Vrij, Skriniar, Asamoah, Politano, Kandreva, Brozoviç, Valero, Perisiç, Ikardi

PSV: Zoet, Dumfris, Seinsburi, Viergever, Angelinjo, Hendriks, Galaviz, Rosario, Berguin, de Jong, Lozano

Related posts

TRIUMF ME SPEKTAKËL/ Kosova merr një fitore të madhe ndaj Suedisë

F.autor

“BESOJMË TEK KUALIFIKIMI KUNDËR TOTENHEMIT”/ Rojs ndez sfidën

F.autor

NDESHJA E PARE E TRANJERIT TË SAPOEMËRUAR TË REALIT/ Vjen urdhri i parë i Perez për Solari-n

Isa.Autor

Leave a Comment