Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ MILANI në “ankth”: UEFA jep njoftimin e rëndësishëm për “Djallin”, do të ketë…

Sipas mediave italiane, vendimi për vendosjen e sanksioneve ndaj Milanit do të merret ditën e nesërme. Për shkak të ndeshjeve të fundit të fazës së parë të Europa League dhe impenjimit të “Djallit” në këtë kompeticion, UEFA e shtyu me një ditë vendimin për ndëshkimin financiar të klubit kuqezi.

Pas anulimit të arritjes së një marrëveshjeje mirëkuptimi mes palëve, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ia kaloi çështjen e “Fair Play-t Financiar” Trupës së Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s.

Klubi akuzohet se ka kryer shkelje të transferimit të aksioneve financiare nga ish-presidenti Berlusconi te Yonghong Lee, ish-biznesmen kinez që drejtoi 7-herë kampionët e Europës. Pritet që përveç gjobitjes, Milan të ketë kufizime në merkato.

Related posts

“Ishte mbret, u arratis nga dritarja! Të ikë te xhaxhai tani!”, Gazetari italian “thumbon” Higuainin

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Aventura e Spallettit tek Inter drejt fundit, ja kur do të zyrtarizohet Antonio Conte

Delo.autor

“MOS SHKRUANI BADALLALLËQE TË TILLA”/ Icardi SULMON shtypin dhe siguron: Kështu do të jetë deri në FUNDIN e karrierës sime (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment