Futboll La Liga Sport

ULTIMATUM YLLIT KATALANAS/ Barcelona po mendon një strategji të re, duan të…

Goli i shënuar nga Osman Dembele kundër Totenhemit ishte një nga momentet më të bukura dhe spektakolare të ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. E thënë ndryshe: ky djalosh ka kualitet të jashtëzakonshëm, edhe pse te Barcelona nuk janë të bindur nëse i kanë shpenzuar siç duhet 150 milionë euro për të në drejtim të Borusias së Dortmundit.

 

Në javët e fundit, Dembele është bërë protagonist jashtë fushës së lojës për vonesat në stërvitje, të cilat i kanë kushtuar në total 200 mijë euro. Këto ishin masat që ka marrë skuadra katalanase për francezin deri tani. Në fakt, duket se janë të kota, sepse sjellja e tij nuk ka ndryshuar shumë. Dhe tani Barcelona po mendon një strategji të re për ta futur në rrugën e duhur dhe ta bëjë më të përgjegjshëm për sjelljet e tij jashtë fushës së lojës.

Katalanasit duan ta ndalojnë që të fikë celularin gjatë natës. Problemi i Dembelesë është shumë i thjeshtë për t’u shpjeguar. Ai nuk është ndonjë dashamirës i jetës së natës, si shumë kolegët e tij. Del shumë pak nga shtëpia dhe e kalon kohën duke luajtur video-lojëra dhe duke parë seriale televizivë. Duke e mbajtur celularin të ndezur, Dembele mund të marrë një telefonatë në mëngjes, e cila do ta zgjojë në kohë për të shkuar në stërvitje. Nëse metodat për ta gjobitur nuk kanë funksionuar, me siguri kjo e radhës mund të jetë e duhura.

Related posts

KËRKIMET VAZHDOJNË/ Shoku i Canës dhe Lenjanit, “kanarina” Sala në fluturimin fantazmë (FOTO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ibrahimovic u afrohet 500 golave, Martinez vendos rekord në MLS (VIDEO)

Isa.Autor

Bruno Satin: Chelsea ka shfaqur interes për mbrojtësin e Napolit

Sadik.Autor

Leave a Comment