Futboll Sport

GJITHNJË MË PRANË MILANIT/ Fabregas: Gjithmonë tentoj të bëj më të mirën, në këtë sezon…

Cesc Fabregas e ka pranuar se roli aktual i tij te Chelsea nuk është ai që e dëshiron spanjolli, kështu duke rritur spekulimet për transferimin e tij në Milan.

Mesfushori nuk është në preferencat e trajneri italian Maurizio Sarri.

“E di rolin tim. Fatkeqësisht nuk është ai që e dua”, ka thënë Fabregas.

“Gjithmonë tentoj të bëj më të mirën edhe pse në këtë sezon ende nuk e kam luajtur një ndeshje të plotë me skuadrën e parë”.

“Është një situatë e vështirë për mua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Ndërkohë drejtori i Milanit Leonardo ka thënë se Milani do ta analizojë mundësinë e transferimit të mesfushorit spanjoll.

Fabregas pritet të transferohet në “San Siro” në formë të huazimit në afatin kalimtar të janarit ose si transferim i lirë gjatë verës së ardhshme.

Related posts

Anthony Martial dhe Seri, dëshirat e mëdha të Chelseat për merkaton e verës

Sadik.Autor

PAMJET/ Një Rolls Royce 300 mijë paund, shikoni reagimin e Ronaldos pas dhuratës që i bëri Xhorxhina për Krishtlindje

F.autor

Lopetegui flet për herë të parë pas shkarkimit nga Spanja: Jam i trishtuar, por shpresoj që…

Sadik.Autor

Leave a Comment