Futboll Seria A Sport

NJË OBJEKTIV JETIK/ Presidenti Scaroni: Milani duhet ta përmbushë patjetër detyrimet financiare, përndryshe…

Transferta në Bologna ka lënë një shije të hidhur te kuqezinjtë, që tashmë duhet t’i bëjnë llogaritë mirë me Lazion. Të paktën, ata duhet të zënë vendin e katërt, që do të jetë me vlerë për kthimin e shumëpritur në Ligën e Kampionëve.

Një objektiv i konsideruar primar, sidomos pasi klubi u bë i vetëdijshëm për sanksionet e UEFA-s në lidhje me FPF (fair play financiar). Milani ka detyrim për ta balancuar buxhetin deri në qershor 2021, nën masën e përjashtimit nga Kupat Europiane në rast kualifikimi.

Pa të ardhurat, që vijnë nga konkurrenca maksimale europiane (Champions), klubi nga “San Siro” nuk do të jetë në gjendje ta respektojë këtë “diktat”. Pra, balancimi i financave është pothuajse i pamundur vetëm me të ardhurat komerciale.

Presidenti Paolo Scaroni foli në një festë të zakonshme të fundvitit me sektorin e të rinjve kuqezi. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, ai përsëriti rëndësinë për ta përfunduar sezonin në vendin e katërt, çka do të shtonte “oksigjen” në “mushkëritë” e klubit.

“Milani është pak si ky, por ka një ndryshim të rëndësishëm: domethënë, të jemi të katërtit. A e dini se çfarë do të thotë të jesh i katërti? E pra, kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse ne kemi nevojë për Milanin që të kthehet në Ligën e Kampionëve”.

Related posts

“LAUTARO ËSHTË NJË LOJTAR I SHKËLQYER”/ Suarez: I këshillova drejtuesit që Barcelonës për…

Delo.autor

“KRENAR QË U KTHEVA PËRSËRI”/ Allegri prezantohet para gazetarëve, “shenjtëron” Ronaldon dhe Dybala

Delo.autor

PAS KARANTINËS 5 DITORE/ Ronaldo del në stërvitje me Manchester United, takohet me Solskjaer

Delo.autor

Leave a Comment