Futboll Seria A Sport

MAROTTA BEFASON “ZONJËN E VJETËR”/ Planifikon “vjedhjen” e madhe për Interin

Duhej të ishte një lojtar i Juventus-it, por operacioni nuk mund të konsiderohet akoma i mbyllur. Siç ka bërë të ditur “Tuttosport”, Sporting Braga kishte rënë dakord në vija të përgjithshme për shitjen e yllit Trincao.

Lojtari duhej të huazohej te bardhezinjtë për 2.5 milionë euro dhe të blihej përfundimisht për 15 milionë, por operacioni ka dështuar për faj të Marotta-s, i cili ëndërron vjedhjen e madhe.

Plani është i qartë, duke mos patur një ekip të dytë si Juventus (ekipi U23 i bardhezinjve luan në Serinë C), Inter ka dy zgjidhje: ta huazojë dhe ta aktivizojë me të rinjtë (për Trincao do të ishte një hap mbrapa) ose ta blejë që në janar, për ta huazuar më pas te një klub mik.

Related posts

I pafajshëm pas 23 vitesh në burg, rikthehet sërish te skuadra e tij

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Pas një asisti fantastik nga De Bruyne, Aguero shënon me një “PREDHË” (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS E DO ME ÇDO KUSHT/ Agnelli gati të sakrifikojë dy lojtarë për yllin e Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment