Futboll Sport

NDESHJE E PËRGJAKUR NË SERIA A/ Vdes tifozi i Interit, u ther me thikë gjatë duelit kundër Napolit (VIDEO)

Disa orë mbas polemikave që shoqëruan 90 minutat e supersfidës së Seria A, Inter-Napoli 1-0, një lajm i tmerrshëm ka mbërritur. Kjo ndeshje është përgjakur, madje ka lënë pas edhe një viktimë. Bëhet fjalë për një tifoz të Interit, i cili vdiq mbrëmë në spitalin e San Carlo të Milanos.

Tifozi, vetëm 35-vjeçar, u dërgua në spital me “kodin e kuq”, si shkak i përplasjes me tifozët e Napolit. Ai ishte viktimë e një prite nga rivalët. Një furgon me tifozë të Napoli ka mbetur i bllokuar nga sulmi i tifozëve zikaltër me shkopinj dhe zinxhirë. Personat në makinë kanë zbritur dhe ka nisur përleshja.

I plagosuri me thikë u nis menjëherë me makinë në spital, por mjekët, megjithë ndërhyrjen e shpejtë, nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë. Ky është përfundimi i trishtuar i ndeshjes nga incidentet që kanë ndodhur mbrëmë para lojës.

Siç ka thënë një grup i tifozëve të Interit dhe një prej përkrahësve të Napolit, ata janë përballur me njëri-tjetrin me shkopinj, zinxhirë dhe thika, duke krijuar skena autentike guerrilase në rrugën “Sant’Elena”.

Vdekja e tifozit të Interit është më e rënda e një nate të përgjakshme. Katër të tjerë janë goditur me thikë dhe njëri prej tyre, 43 vjeç, është transportuar në spitalin e Sacco me plagë në bark.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Martinelli barazon, por Arsenal e pëson sërish (VIDEO)

Delo.autor

LIVE Kukësi-Skënderbeu/ Zhbllokohen shifrat në “Zeqir Ymeri”, Kale kalon në avantazh vendasit (Video)

Q.Autor

E KONFIRMON PARTIZANI/ Ja 2 lojtarët e parë që kanë mposhtur koronavirusin…

Delo.autor

Leave a Comment