Futboll Premier League

Chelsea kërkon përforcimin e sulmit, nisin tratativat me sumluesin e Leicester Cityt

Chelsea është bashkuar garës për shërbimet e sulmuesit të Leicester Cityt, Islam Slimani, të cilin e do në huazim gjatë janarit.

Trajneri i Bluve, Antonio Conte ka qenë i lidhur me një mori sulmuesish gjatë javës së kaluar, ku më të përfolurit ishin Edin Dzeko, Peter Crouch dhe Christian Benteke.

Kjo pasi italiani nuk është i kënaqur me rendimentin e treguar deri më tani ka sulmuesit dhe dëshiron të rris konkurrencën në këtë repart.

Sipas mediumit britanik Sunday Times, Chelsea i është afruar Leicesterit në përpjekje për të nënshkruar në huazim me sulmuesin e tyre algjerian, Slimani.

Slimani ka dështuar të zë një vend titullari te Leicesteri

Slimani përshtatet me karakteristikat e asaj që Conte kërkon dhe do të ishte i gatshëm të luante edhe në Ligën e Kampionëve.

29-vjeçari i kushton Leicesterit plot 26.5 milionë funte apo rreth 30 milionë euro nga Sporting Lisbon në verën e vitit 2016.

 Megjithatë, ai ka shënuar vetëm tetë gola në 25 paraqitje të bëra gjatë kohës së tij në King Power Stadium.
 Paraqitjet e tij kanë qenë të pakta pasi trajnerët kanë preferuar Jamie Vardyn dhe Shinji Okazakin para tij.

Related posts

Kaos te Tirana! Ngjiten në Superiore, por Ze Maria braktis stadiumin pas ndeshjes

Sadik.Autor

“OLD TRAFFORD” NË FESTË/ Manchester United e nis “zjarr”, 2 gola brenda 3 minutash (VIDEO)

Delo.autor

19 pikë para Realit në La Liga, Barcelona ka një urim special për fansat

Q.Autor

Leave a Comment