Futboll Sport

NUK U NDËSHKUA NGA GJYQTARI/ ​Ja ndërhyrja e ashpër ndaj Pogbas (VIDEO)

Tifozët dhe lojtarët e Manchester Unitedit mbetën të pakënaqur me gjyqtarin e ndeshjes, Andre Marriner, pas ndeshjes së djeshme kundër Newcastle, pasi që një ndërhyrje e ashpër ndaj Paul Pogbës nuk u ndëshkua fare nga gjyqtari.

Manchester Unitedi arriti ta fitojë edhe ndeshjen e katërt radhazi me trajnerin e ri, Ole Gunnar Solskjaer, duke siguruar fitore si mysafir kundër Newcastle me rezultat 2-0, përmes golave të shënuar nga Romelu Lukaku dhe Marcus Rashford, transmeton Gazeta Express.

Në minutën e 72-të të ndeshjes që po zhvillohej në St James’ Park, Jonjo Shelvey e bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Pogbës, por kjo gjë nuk i ra në sy gjyqtarit të ndeshjes, i cili e ndaloi ndeshjen për një gjuajtje të lirë, mirëpo nuk e ndëshkoi Shelveyn as me karton të verdhë.

Në protestë ndaj këtij vendimi të gjyqtarit Marriner, Pogba shkoi për t’ia treguar shenjat në këmbë Shelveyt, i cili u mbrojt nga bashkëlojtarët e tij. Pastaj francezi shkoi edhe te gjyqtari, mirëpo ankesat e tij ishin të pasuksesshme.

Related posts

NEYMAR I MUNGON MSN/ Por a do ta rikthejë Barça?

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA/ Zbuloni SUPER klubin e ri ku do të luaj MARTIAL këtë sezon

Isa.Autor

LEGJIONARËT/ Ftesa nga trajneri Silvinjo i motivon. Uzuni, Asani e Hysaj gjejnë rrugën e rrjetës

F.autor

Leave a Comment