Gossip

“THA PO”/ Futbollisti shqiptar i propozon martesë të dashurës së tij (FOTO)

Mbrojtësi i Kamzës, Olsi Teqja, duket se do ta mbajë mend gjatë këtë fillim janari të 2019-ës. 30-vjeçari, ka vendosur t’i propozojë partneres së tij, volejbollistes Sara Shehu, të cilët prej shumë kohësh janë në një lidhje.

Teksa gjendeshin për pushime në parkun e mbushur plot dëborë të Brezovicës në Kosovë, Teqja është ulur në gjunjë, duke i propozuar të dashurës së tij, me unazën e martesës në dorë, dhe përgjigja e Sarës mesa duket ka qenë: “PO.”

Vetë mbrojtësi, i ka ndarë me miqtë e tij në Instagram këto momente romantike, dhe fotot e postuara i shoqëron me shkrimin: “Teqja to be(Teqja e ardhshme)”, duke lënë të kuptohet se ata shumë shpejt do të martohen, dhe Sara do të marrë edhe mbiemrin e tij.

 

Related posts

(FOTO) Nga Buffon te CR7, kur motër e vëlla janë si dy pika uji

Q.Autor

“E IZOLUAR NË SHTËPI”/ Vanda Nara “çmend” ndjekësit me gjoksin dhe të pasmet e saj (FOTO)

Delo.autor

“ÇMEND” RRJETIN ME FOTOT/ Cristiano Ronaldo zgjedh veturat historike për reklamimin e linjës CR7

F.autor

Leave a Comment