Albanian Stars Futboll

Debutim ëndrrash, sulmuesi shqiptar shënon dopietë për 4 minuta

Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi, ka bërë një debutim ëndrrash me klubin e Rizespori. 23-vjeçari nga Prizreni ka shënuar dopietë në fitoren 0-3 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Maniasporit.

Muriqi

Muriqi është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ku në 7 takime ka realizuar 1 gol. Pak ditë më parë ai u transferua nga Genclerbirligi te skuadra e Rizesporit që mban vendin e tretë në ligën e dytë turke.

Rizespor

Në minutën e 72-të bomberi shqiptar realizoi duke zhbllokuar takimin, ndërsa katër minuta më vonë shënoi një super gol nga distanca.

Muriqi në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanellën e Teutës së Durrësit dhe Besës së Kavajës, ndërsa në sezonin 2013-2014 u aktivizua 4 ndeshje me Kombëtaren Shpresa.

Related posts

COVID-19/ Tronditet klubi i Ligue 1, 4 lojtarë të tjetër me koronavirus

Delo.autor

(VIDEO) SPAL ‘shokon’ Interin, ish futbollisti i Milanit barazon rezultatin

Q.Autor

ZYRTARE/ Nuk gjeti hapësirat e nevojshme me Konten, sulmuesi i Totenhemit transferohet te 4-herë fituesit e Champions-it

F.autor

Leave a Comment