Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Vjen konfirmimi nga Barcelona për idenë e çmendur të klubit italian

Malcom ka refuzuar Romën në merkaton e verës, por mund të transferohet në kryeqytetin italian te Lazio në formë huazimi nga Barcelona, sipas të përditshmes katalanase.

Sulmuesi anësor arriti marrëveshjen me Romën gjatë verës dhe pritej të ishte në aeroport për të kryer vizitat mjekësore kur papritmas ndryshoi fluturim.

Ai mori një telefonatë nga Barcelona dhe u transferua në Camp Nou për 41 mln euro.

Pas vetëm nëntë ndeshjeve kompetitive me katalanasit, tani raportohet se Malcom mund të kalojë në Romë, por te rivalët e Lazio-s.

Sport raporton se drejtori i Lazio-s Igli Tare dhe presidenti Claudio Lotito kanë kontaktuar Barcelona-n duke kërkuar Malcom në formë huazimi.

Kjo do ta lejonte brazilianin të vijonte zhvillimin e tij në një kampionat kryesor si Serie A.

Malcom mbush 22 vjeç muajin tjetër dhe aktualisht po vuan një dëmtim në kavilje.

Related posts

“PAS 5-10 MINUTASH, MESSI KRIOJN HARTËN NË MENDJE”/ Pep Guardiola sqaron si argjentinasi “lexon” lojën (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Real Madrid-Villarreal. Rezultati 2-1

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja PSG-Real Madrid. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment