Paul Pogba është kampion bote, vëllezërit e tij… kurrkund! Mathias tashmë luan në National, divizionin e tretë francez, me Tours, ndërsa kulmin e vet e ka pasur te Partick në Premier Ligën skoceze, apo Crewe, në Ligën 1 angleze disa vite më parë.
Ndërkaq, Florentin Pogba ka pasur një karrierë më cilësore, duke luajtur për disa vite tek Saint-Etienne, por duket se tashmë po merr fund, edhe pse vetëm 28 vjeç. Mbrojtësi, i cili përfaqëson Guinenë në nivel kombëtaresh sepse nuk është në nivelin e duhur për Francën, në janar kaloi nga Saint-Etienne te Gençlerbirligi në Turqi, për 4.5 milionë euro.
Lëvizje e gabuar, sepse në Turqi nuk funksionoi dhe prej verës së shkuar Florentin është pa punë. Tani vjen hapi i radhës, sepse Florentin shkon në Spanjë. Jo në La Liga, sepse nuk është i nevojshëm për askënd: ka firmosur për Elche, në Segunda, por edhe aty thjesht në provë, për të treguar a vlen.
📝 | Florentin Pogba se incorpora a prueba a los entrenamientos del primer equipo.
📌 El defensa central guineano trabajará esta semana a las órdenes de Pacheta.
➡️ https://t.co/YwglgpO5GO#MuchoElche pic.twitter.com/NRsHkeXjQe
— Elche Club de Fútbol (@elchecfoficial) January 7, 2019