Futboll Seria A Sport

RONALDO NJË “PËRBINDËSH”/ I jep Juventusit Superkupën, vetëm Kutrone nuk mjafton për “Kuqezinjtë”

Juventusi doli fitimtar në finalen e Superkupës së Italisë, zhvilluar pasditen e sotme në Jedah të Arabisë Saudite. Sfida përfundoi në shifrat 1-0, me golin e vetëm shënuar me kokë nga Kristiano Ronaldo, në minutën e 61-të të takimit.

Pjesa e parë, ishte e qetë, me pak raste për të dyja formacionet. Më pas, e dyta nisi menjëherë me një traversë të Kutrones, i cili nuk zhbllokoi shifrat vetëm për pak centimetra.

Gjithçka u zhbllokua në minutën e 61-të, me Ronaldon që iu vodh mbrojtjes kuqezi, e cila e harroi, dhe shënoi me kokë përballë Donarumës. Gatuzo u përpoq të reagonte me Higuainin dhe Borinin, por vetëm pak çaste më pas, ishte mesfushori Kesi, që pas verifikimit në VAR, u ndëshkua me karton të kuq për një shkelje me takë ndaj Çan.

Kështu, ekipi i Alegrit fiton trofeun e parë sezonal, dhe konfirmon formën fantastike këtë sezon, e shkon bindshëm për të fituar Serinë A, dhe tregon forcën edhe për Ligën e Kampionëve.

Related posts

DHURUAN SPEKTAKËL NË BOTËROR/ Shqiponja SHQIPTARE bëhet pjesë e…(VIDEO)

Isa.Autor

Pas 12 vjetësh, Behrami ndahet nga gruaja e tij Elena

Q.Autor

TRONDITET ATLETICO/ Pas Luis Suarez dëmtohen edhe 2 titullarë të tjerë. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment