Futboll Seria A

E FUNDIT/ Edin Dzeko, shumë pranë transferimit te Chelsea

Sfida Interin në “San Siro” me shumë mundësi ka qenë e fundit për Edin Dzekon me fanellën e Romës. Sikurse njoftojnë burime pranë lojtarit, Chelsea po këmbëngul për blerjen e tij dhe të Emerson për një shifër që shkon nga 55 deri 60 milionë euro plus bonuset, me marrëveshjen që mund të mbyllet edhe brenda pak ditësh.

Conte do të jetë shumë i kënaqur nëse do të ketë në dispozicion për pjesën e dytë të sezonit Dzekon, edhe pse ai nuk mund të luajë në Champions, pasi në këtë kompeticion për këtë sezon ka dhënë kontribut me Romën.

Mësohet se 31-vjeçari u ka rrëfyer shokë të tij në Kombëtaren e Bosnjë Hercegovinës se është shumë pranë transferimit në Londër.

Related posts

“AI ËSHTË UNIK, SA MIRË QË…”/ Fituan bashkë “tripletën” zikaltër, Sneijder “bekon” Mourinho tek Roma

Delo.autor

Merkato e “zjarrtë”/ Manchester United dhe PSG në garë për “yllin” anglez

Isa.Autor

DERBI I ITALISË NË “SAN SIRO”/ Interi luan për Champions, “Zonja e Vjetër” për prestigj

Delo.autor

Leave a Comment